This is a condensed, translated version of the 2020 Census website in Bosnian.

Ky është një version i përmbledhur dhe i përkthyer i 2020census.gov. Shtyp këtu për t'u kthyer në faqen e plotë në anglisht dhe spanjisht.

Skip Header

Censusi 2020 | Byroja Amerikane e Censusit

Component ID: #ti327687684

Shape your future.

START HERE.

  

NDAJE:
#008556

Byroja Censusit nuk është duke mbledhur më përgjigjet për Censusin 2020. Në këtë faqe gjenden informacione të përgjithshme rreth numërimit, dhe pse rezultatet janë të rëndësishme për komunitetet anembanë shtetit. Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Çfarë është Censusi?

Censusi 2020 numëron çdo të rritur, foshnjë dhe fëmijë që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ky numërim bëhet çdo dhjetë vjet nga Byroja Amerikane e Censusit, një agjenci qeveritare.

An overhead look at a suburban community.
#007E8F

Pse ka rëndësi?

Censusi mundëson të dhëna të rëndësishme, që mund të ndikojnë në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Ligjvënësit, pronarët e bizneseve, mësuesit dhe shumë të tjerë i përdorin çdo ditë këto të dhëna për të ofruar shërbime, produkte dhe për të ndihmuar komunitetin tuaj.

Component ID: #ti366893898

Çdo vit, miliarda dollarë të fondit federal shpenzohen për spitale, departamente zjarrfikësish, shkolla, rrugë dhe burime tjera, në bazë të të dhënave të censusit.

Component ID: #ti414890184

Rezultatet e censusit përcaktojnë numrin e përfaqësuesve të çdo shteti në Kongres dhe përdoren për të caktuar kufijtë e zonave të votimit.

Component ID: #ti414082019

Censusi kërkohet edhe nga Kushtetuta Amerikane: Neni 1, Paragrafi 2 i detyron ligjërisht Shtetet e Bashkuara të kryejnë numërimin e popullsisë çdo 10 vjet. Numërimi i parë u bë në vitin 1790.

#205493

Privatësia dhe siguria

Përgjigjet që jepni përdoren vetëm për krijimin e statistikave.

Woman smiling and using her phone while holding her baby.

Byroja e Censusit është e detyruar me ligj t'i mbrojë përgjigjet tuaja dhe të ruajë konfidencialitetin e tyre të plotë. Në fakt, çdo punonjës i saj betohet se do t’i mbrojë përgjithmonë informacionet tuaja personale.

Sipas Titullit 13 të kodit Ligjor të ShBA-së, Byroja e Censusit s'mund të nxjerrë asnjë informacion identifikues për ju, shtëpinë tuaj, biznesin tuaj, madje as tek agjencitë e mbrojtjes së ligjit. Ligji garanton mbrojtjen e të dhënave tuaja personale si dhe që përgjigjet tuaja të mos përdoren kundër jush nga asnjë agjenci apo gjykatë qeveritare.

#008556

Punonjësit e Censusit në lagjen tuaj

Gjatë vitit të ardhshëm, në lagjen tuaj mund të shikoni punonjës të censusit.

Close-up of a census taker's hand holding a mobile phone.
Component ID: #ti65197096

Kjo është pjesë normale e Censusit 2020. Punonjësit e Censusit mund t'i shikoni në zonën tuaj për disa arsye:

  • Po kontrollojnë adresat për të përgatitur censusin.
  • Po vizitojnë shtëpitë për censusin ose ndonjë tjetër anketim të Byrosë së Censusit.
  • Po shpërndajnë informacion për censusin.
  • Po kontrollojnë punën që lidhet me censusin.

Në maj 2020, punonjësit e censusit do të vizitojnë shtëpitë që s'i janë përgjigjur Censusit 2020, për t'u siguruar që do të numërohen të gjithë.

#9B2743